Mario Mitaj, shënoj golin e parë në kampionatin arab të futbollit me fanellën e Al-Ittihad, në suksesin 3-1 kundër Al-Qadisiyah. 

Mbrojtësi i kombëtares u bë protagonisti i madh i mbrëmjes në minutën e 81-të, duke shënuar golin e tretë, që vulosi edhe ndeshjen në 3-1.

Por ajo që tërhoqi më tepër vëmendje, ishte mënyra se si Mitaj shkoj te goli, duke dribluar çdo kundërshtar që i doli para.

21-vjeçari nuk u dorëzua edhe pse ishte i rrethuar nga pesë kundërshtarë, duke rifituar topin para se ta dërgonte në rrjetë. 

Në këtë mënyrë ka shënuar shpesh edhe legjenda e Spanjës, Andres Iniesta, i cili edhe pse i rrethuar nga kundërshtarët e çonte topin në rrjetë.

Golat e tjerë për Al-Ittihad, i realizoi Benzema dhe Diaby, ndërsa për miqtë Aubameyang.