Mbërrijnë 60 mijë doza të tjera të vaksinës Sinovac në vendin tonë.

Nga aeroporti “Nënë Tereza” ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të vijohet me intensifikimin e fushatës së vaksinimit.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 60 MIJË doza të vaksinës Sinovac, teksa presim të hënën sërish doza të tjera të vaksinës Pfizer, për të vazhduar pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv, për një sezon turistik, përtej pandemisë”, shkruan ministrja në Facebook.