Mbërrijnë në Gjykatën e Durrësit 20 të akuzuarit për mbetjet e rrezikshme të Kurum, për t’u njohur me masën e sigurisë, 13 prej tyre janë në masë sigurie arrest në burg ndërsa 7 arrest në shtëpi.
Më shumë se një vit pasi Prokuroria e Durrësit sekuestroi 2800 tonë mbetje të rrezikshme të kompanisë ‘Kurum’, organi i akuzës ka lëshuar 33 urdhërarreste, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Operacioni për ekzekutimin e masave është shtrirë në 3 qytete, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Në kuadër të operacionit të koduar “Eko-Toxic”, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, u ekzekutuan 20 masa sigurie, për vepra penale në fushën e kontrabandës, menaxhimit të mbetjeve, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale. Ndërkaq, 13 persona të tjerë, të cilët nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit, janë në kërkim.
TË AKUZUARIT:
Erdal Demir
Yusuf Sezai Kurum
Gjovana Sokolaj
Doni Sokolaj
Olizana Pemati
Mujo Ilazaj
Rami Bunga
Harun Sarica
Arif Shkalla
Shaban Hyseni
Mirjeta Zota
Mikail Hila
Mbarime Koroci
Nazif Bajrami
Andon Prifti
Petrit Qosja
Julian Kapedani
Indrit Likaj
Edmond Voda
Helidon Lila
Shkëlqim Jakupi
Florian Çimo
Gazmend Sina
Ingo Hesse
Arta Dollani
Marjeta Përlala
Dritan Seferaj
Kledina Skëndo
Bujana Tonçica
Evis Mellonashi





