Ishte parashikuar të mbërrinte për herë të parë në Porto Romano datën e 6 shtatorit anija luftarake amerikane Uss Mount Whitney, por pas vonesës së saj, Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se anija ka mbërritur gjatë kësaj të marte.
Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar një foto të anijes luftarake amerikane e cila ka mbërritur për herë të parë në Porto Romano.
MIRË SE VJEN NË SHQIPËRI, USS MOUNT WHITNEY! Kjo është ndalesa e PARË e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”.





