Sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj kthehet me një dygolësh në fushë pas ka dëmtimit, në fitoren 3-2 që Sivasspor mori në shtëpi përballë Hatayspor.

Ndërkombëtari shqiptar zhbllokoj ndeshjen në minutën e 43-të, duke tundur rrjetën me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. 

Katër minuta më vonë Hatayspor barazoi me penallti dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në pjesën e dytë, në minutën e 73-të Manaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vendosur ekulibrin në 2-2, pas golit të Calvo.

Sivasspor e kërkoi me insistim golim dhe në fund e gjeti me Camara, që shënoi për 3-2.

Ky ishte goli i tretë për Manajn, në këtë sezon të Superligës turke.