Një drejtues mjeti është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme, pasi sipas matjeve të radarit po ecte në autostradën Tiranë-Durrës me shpejtësi 170 km/h. Në momentin e ndalimit, punonjësi i policisë e ka njoftuar për arsyen e ndalimit, duke shtuar se ai po lëvizte me shpejtë të lartë, 80 km/h mbi normën e lejuar.
Sipas Policisë, drejtuesit të automjetit i është tërhequr leja e drejtimit dhe është dërguar në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.
Në bisedën me punonjësin e policisë, shoferi thotë se po shpejtonte për shkak të një problemi personal.
Polici: Si kaluat? T’i shoh pak dokumentet të lutem? Arsyeja e ndalimit është shpejtësia mbi normat e lejuara. Tabela të lejon 90km/h, je konstatuar me 170 km/h të matur me radar. Je 80km/h më shume se limiti i lejuar në autostradë.
Shoferi: Bëni çfarë të doni por më lini të shkoj në spital. Po s’po eci për qejf për Zotin, ç’a të bëj unë?
Polici: Të lutem patentën, lejen e qarkullimit.





