Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë shokun e tij për “mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rreth orës 23.00, gjatë një kontrolli të befasishëm në rrugën “Tom Plezha”, në një automjet me targa angleze që drejtohej nga shtetasi F.H. 38 vjeç nga Tirana, rezultoi se:

Bashkë me të ishte pasagjer edhe 32-vjeçari Aleksandro Karaj,  lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, të cilit iu gjet në trup një pistoletë “Beretta”. Ai u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje.

Në automjet uniformat blu gjetën edhe një palë fenelina policie për të cilën u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, drejtuesi dhe perdoruesi i automjetit.

Policia sekuestroi:

Pistoletën e tipit “Beretta” kalibri 7.65 mm, bashkë me një krehër me 5 (fishekë), autoveturën e markës “Nissan”, modeli “Murano”, një dritë feneline si ato që përdor policia, si dhe një palë dylbi.