Një 13-vjeçar u qëllua për vdekje nga policët e Neë York, të cilët menduan se ai mbante një armë të vërtetë, ndërsa më pas rezultoi se ishte një pistoletë lodër.
Policia tentoi ta ndalonte mbrëmjen e së premtes, ndërsa dyshonte se ishte një nga autorët e një grabitjeje në Utic.
Ndërsa po e merrnin në pyetje, Nyah Mway filloi të vrapojë. Drejtori i policisë Mark Williams tha se policët kishin parë diçka që dukej si “revole”.
Njëri prej policëve u orvat me të duke e përplasur për tokë. Gjatë kësaj orvatje, një polic tjetër shkrepi një plumb që goditi adoleshentin në gjoks.
Pavarësisht se iu dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes, disa momente më vonë ka ndërruar jetën në spitalin Ëynn.
Policia ka publikuar pamjet e kamerave të policisë që ishin të vendosura në uniformë. Pamjet u publikuan pasi komuniteti i Utica organizoi protesta duke kërkuar drejtësi.
Policët besonin se ishte revole e vërtetë, por më vonë u përcaktua se ishte një Glock 17 lodër.