Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë në jetë, që një insekt i vogël dhe i frikshëm të futet poshtë rrobave tona dhe të shkaktojë ankth njësoj si të ishte krijesa më e madhe në botë.
Një situatë të tillë ka kaluar live në emision një prezantuese rumune e cila ka ngritur fundi duke çoroditur kështu shikuesit. Illinca Vandici ishte para kamerës kur u kap nga paniku duke besuar se kishte një merimangë në të brendshme.
Ajo ngriti me lehtësi fustanin e hapur deri në bel, u kthye me shpinë nga kamera dhe bëri lëvizje të shumta në panik. Vandici u qetësua pak vetëm pasi kolegu i saj, iu afrua për të parë nëse kishte me të vërtetë diçka në të brendshmet e saj.
Gjithçka kaloi me një të qeshur dhe pasi Vandici rimblodhi veten, vazhdoi transmetimin live të emisionit "Ti ke stilin tënd".





