Një anije mllrash ka marrë flakë në Radën e Portit të Durrësit.

Zjarri ka përfshirë anijen “Kledes Mary” me flamur panamez dhe pronar shqiptar, e cila ka një kapacitet prej 2500 tonësh.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme Detare thonë se zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës së anijes, te priza e frigoriferit.

Drejt vendit ku ndodhet anija kanë shkuar rimorkiatorët dhe një mjet lundrues i policisë kufitare.

Paraprakisht bëhet e ditur se nga zjarri në anijen e huaj nuk ka persona të lënduar.

Lexo edhe: