Një i papunë nga qyteti i Korçës ka një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Ashtu si policët, pensionistët etj, edhe korçari kërkon shpërblim për festat e fundviti nga qeveria. Madje sipas tij, shtresa e të papunëve është ajo që ka më tepër nevojë për t’u shpërblyer.

Në fund, mesazhi i tij mbyllet me mallkime ndaj kryeministrit.

Video e tij është postuar nga “Jeta Osh Qef” dhe është parë me mijëra herë.