Lionel Messi po impresionon në futbollin amerikan, duke shfaqur një formë të jashtëzakonshme sportive.
Ylli argjentinas ishte protagonist edhe në ndeshjen e tij të dytë me Inter Miami CF, duke shënuar një dygolësh në fitore 4-0 kundër Atlanta United FC.
Në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës, Messi dha edhe një asist, ndërsa tregoi një nivel të lartë me pasimet e tij unike.
Pas dy ndeshjesh 36-vjeçar ngjitet në kuotën e tre golave në futbollin amerikan.
A joy to watch—unless you're a defender.
— Major League Soccer (@MLS) July 26, 2023
Rewind all of Messi's moments from a two-goal, one-assist showing against Atlanta in @LeaguesCup action. pic.twitter.com/MxkGHjIDAf
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e nisi aventurën në Amerikë me një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në fitoren ndaj Cruz Azul.
Kampioni i botës i dha fund përvojës evropiane, ku luajti me Barcelonën e Paris Saint-Germain për t’u transferuar në MLS.





