Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se po pushon në nisje të Vitit të Ri. Ai është shfaqur si rrallë herë në natyrë i veshur sportiv.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ish-presidenti shihet teksa përkëdhel një mushkë, e cila sipas asaj që shprehet ai, është simbol i punës, fuqisë dhe fisnikërisë.
“Me simbolin e punës, fuqisë dhe fisnikërisë!” shkruan Ilir Meta krahas videos së publikuar në “Facebook”.