Mike Tyson ka treguar fuqinë dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme në moshën 57-vjeçare, teksa ka nisur të stërvitet për ndeshjen e tij kundër Jake Paul, yllit të YouTube që është 30 vjet më i ri.

57-vjeçari u tregoi fansave dhe kundërshtarit të tij 27-vjeçar një paraqitje të shkurtër të asaj që ai do të dëshmojnë në ring më 20 korrik në Dallas.

Mike Tyson ushtroi një sërë grushtash me trajnerin e tij duke treguar formën e tij.

“Është dita e parë… argëtimi sapo ka filluar”, tha Tyson në fund të videos, duke nënkuptuar se do të ketë më shumë në katër muajt e ardhshëm.

Në fillim të muajit, Tyson, i cili konsiderohet si një nga boksierët më të mëdhenj të peshave të rënda të të gjitha kohërave, tha se do të ishte kënaqësi të përballesh me Paul, i cili ka një rekord prej 9 fitoresh dhe humbje, prej të cilave gjashtë me nokaut.

Inline image

Mike, i cili ka një rekord 50-6, prej të cilave 44 fitore me nokaut, do të shpresojë të shkundë ndryshkun pasi do të jetë hera e parë në 19 vjet që nga ndeshja e tij e fundit konkurruese që do të ngjitet në ring.

Ndeshja e tij kundër Paul do të jetë në stadiumin AT&T – një arenë me 80,000 vende.