Mira Kazhani ka qenë e ftuar në “Top Show Magazine”, për temën e debatit të Ilda Bejlerit me Mustafa Nano. Duke dashur që ta mbrojë Ildën, ose të thumbojë Luanën ajo ka thënë:
“Luana ka 1 milion ndjekës në “Instagram”. Ajo rrëzon qeverinë, asnjë parti nuk i ka aq votues. Unë nuk besoj se e ndjekin se është e suksesshme. Padyshim për hiret e saj. Me thënë të drejtën, edhe unë e çoj ndonjëherë në “Top” për të parë se çfarë ka veshur Luana, pavarësisht se preferoj të dëgjoj Arbana Osmanin”, tha Mira.
Nuk dihet si do e presë këtë deklaratë Luana nga ish-kolegia e saj në “Top Channel”.





