Dera e një avioni të Asiana Airlines u hap teksa avioni po përgatitej për t’u ulur në një aeroport të Koresë së Jugut, të premten pasdite. Në një video të publikuar shfaqen pasagjerët e tmerruar teksa era rrihte nëpër kabinën e avionit.
CNN shkruan se një zyrtar i linjës ajrore tha se një burrë rreth të 30-tave i cili ishte ulur në sediljen e urgjencës dukej se kishte hapur derën kur avioni ishte rreth 213 metra mbi tokë dhe rreth dy deri në tre minuta nga ulja në qytet 150 milje ( 240 kilometra) në jug të Seulit. Megjithatë, zyrtarët e kompanisë i thanë CNN se avioni ishte ulur i sigurt.
Policia lokale tha se lidhur me ngjarjen një person është arrestuar.
Gjithsej 200 persona ishin në bord, duke përfshirë 194 pasagjerë, sipas Asiana Airlines.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Daegu, 12 persona kanë pësuar lëndime të lehta nga hiperventilimi dhe nëntë prej tyre janë dërguar në spital.
Avioni u identifikua në faqen e gjurmimit të Flightradar 24 si një Airbus 321. Avioni ishte në një fluturim nga ishulli Jeju, në brigjet jugore të Koresë së Jugut, për në Daegu. Eksperti i aviacionit Geoffrey Thomas e përshkroi incidentin si “shumë të çuditshëm”. “Teknikisht, nuk është e mundur të hapen ato dyer gjatë fluturimit,” tha ai për CNN.
Man arrested after opening door as plane prepared to land in South Korea, 9 people taken to hospital – Yonhap pic.twitter.com/2cCmwV27Yg
— BNO News (@BNONews) May 26, 2023