Të tjera momente dhe pamje tronditëse nga masakra në Bondi Beach në Sydney të Australisë është publikuar nga mediat.

Është momenti kur dy autorët janë në një urë dhe po qëllojnë.

Njëri thuhet se është qëlluar për vdekje nga policia, ndërsa tjetri, i cili është identifikuar si 24-vjeçari Navid Akram, vazhdon të qëllojë.

Në një çast njëri shihet i shtrirë mbi urë dhe nuk bën asnjë lëvizje, pasi është goditur për vdekje nga policia, kurse tjetri ngrihet për të vijuar sulmin, por merr edhe ai një plumb që e plagos rëndë.

Më pas ai bie përtokë i plagosur, ndërsa Forcat e Policisë ndërhyjnë dhe e arrestojnë.

Paniku dhe situata ka qenë shumë e rëndë, teksa sulmi terrorist regjistron një masakër me 12 të vrarë dhe 29 të plagosur deri tani, përfshi dhe autorët.

Policia gjeti armë dhe lëndë eksplozive në makinën e autorëve, teksa dyshohet për një person të tretë.

Një prej tyre ishte i skeduar. Sulmi u krye gjatë kremtimit të festës së komunitetit hebre në Sidney, në zonën e plazhit Bondi.

Mes viktimave një rabin e një fëmijë 10 vjeç.

Pati dhe qytetarë të indinjuar që kërkuan të sulmonin autorët teksa policia i kishte vënë për tokë apo po u jepte ndihmën e parë pas plagosjeve të rënda.