Ka përfunduar shembja e hotelit 4-katësh në Shkafane të Durrësit.

“DurrësLajm” sjell pamje gjatë shembjes së plotë të objektit, aksioni për të cilën nisi që në mëngjes, ndërsa është vendosur dhe perimetri i sigurisë për kalimtarët dhe automjetet.

Ky objekt u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pas verifikimeve dhe analizave të kryera nga grupi i ekspertëve, u vleresua për t’u prishur.

Shembja u krye nga IMTV, IKMT me mbështetjen e Policisë Bashkiake të Durrësit.