Ky është momenti i shpërthimit të pallatit të VIP-ave në bulevardin e Durrësit, i cili në një sekondë përfshihet i gjithi në flakë përpara asgjësimit të plotë të tij!
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot në orën 13:00 me eksploziv të kontrolluar objektin 6-katësh në lagjen nr. 11.
Specialistët hapën në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe përdorën 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4.
Kjo godinë e cila tashmë është kthyer në një grumbull të madh inertesh, ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.





