Ky është momenti i vendosjes së lëndës plasëse në makinën e efektivit të policisë në Durrës, shtetasit Lulëzim Kastrati.

Siç duket edhe në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, autori me kapuç në kokë vendos lëndën shpërthyese në gomën e parë nga krahu i shoferit dhe më pas ikën me vrap.

Ngjarja ndodhi rreth orës  06:25 të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Automjeti ishte i parkuar para banesës së efektivit Kastrati. Policia njoftoi më herët se nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa janë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.