Publikohet momenti i rënies së 30-vjeçarit nga teleferiku në Brezovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar për Telegraf se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

“Para një ore kemi pranuar informata se ka rënë një qytetar aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, qytetarët e kanë dërguar në ambulantën në Shtime e më pas është dërguar në spitalin e Ferizajt. Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, ka thënë Gashi.