Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar një operacion duke ndaluar dy punonjës policie, një doganier dhe dy shtetas të tjerë, të dyshuar për veprime të paligjshme në komisariatin e Gjirokastrës. Por një nga efektivët, inspektori Feim Onjea me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, i cili është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” mbetet i shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi është arratisur.
Në videon e mëposhtme, shihet momenti i arratisjes së efektivit, që ka parë agjentët e AMP që do ta arrestonin. Pasi kalon rrugën kryesore, Onjea shfaqet duke kaluar një gardh dhe më pas zhduket nga fushëpamja e kamerave të sigurisë.
Kliko KËTU për të parë videon.