Momente dramatike janë publikuar lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në resortin turistik Hurghada në bregdetin egjiptian të Detit të Kuq, ku gjashtë persona humbën jetën nga fundosja e një nëndetëse turistike.

Pamjet që mësohet se janë regjistruar nga një pasagjer, tregojnë nëndetësen turistike “Sindbad” duke u mbuluar gradualisht me ujë me ata në kuvertë duke u përpjekur të arrijnë në tokë përpara se nëndetësja të fundoset plotësisht.

Në video dëgjohen edhe me britmat e personave që ndodhen në anije sekondat e fundit. Një pasagjer në nëndetëse, i cili arriti të shpëtohej, përshkroi se si nëndetësja filloi të fundosej ndërsa dyert e hyrjes ishin të hapura.

“Unë isha me familjen time në skelë dhe ishim gati të hynim në nëndetëse kur ajo filloi të fundosej ndërsa dyert ishin ende të hapura” Oficeri i imbarkimit filloi të bërtiste “ndal, ndal” dhe filloi të na shtyjë drejt skelës,” tha  ai për mediat ruse.

Konsullata ruse në Hurghada njoftoi se në bordin e nëndetëses përveç ekuipazhit ishin edhe 45 turistë rusë

Nëndetësja ishte e pajisur me vrima të mëdha në mënyrë që pasagjerët të mund të vëzhgonin koralet mbresëlënëse dhe jetën detare të Detit të Kuq, pasi mund të zbresë në një thellësi prej 25 metrash, sipas kompanisë.