Ndërtesa e qeverisë së Kroacisë është sulmuar me një breshëri armësh më 12 tetor, pamjet u bënë publike gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp të shefit të Policisë, Nikola Milina. Kohë kur mediat vendase theksuan se kërcënimet nga kryeministrit Andrej Plenkoviç janë rritur ndjeshëm.
Sipas mediave kroate, pamjet tregojnë se pasi qëlloi disa herë me armë, sulmuesi, i identifikuar si Danijel Bezuk, u tërhoq në rrugë, ku ai rimbushi municionet dhe më pas u kthye, por hoqi dorë nga sulmi, pasi një nga oficerët e policisë qëlloi mbi të.
Sipas shefit të policisë Milina dhe avokates së Shtetit në Zagreb, Jurica Iliç, akti ishte i një natyre terroriste. Ndërsa shefi i çështjeve speciale të policisë, Miljenko Radniç, ka zbuluar disa detaje më shumë dhe tha se besonte se sulmuesi kishte për qëllim të hynte në ndërtesën e qeverisë.
Policia kroate kishte thënë se “është vërtetuar se më 12 tetor, rreth orës 8 të mëngjesit, një qytetar 22-vjeçar kroat erdhi në Sheshin e Shën Markut dhe qëlloi disa të shtëna nga një armë automatike në drejtim të tre oficerëve të policisë që ishin atje në atë kohë – nga ku ai plagosi rëndë një polic 31-vjeçar.
Dhe gjysmë ore pas asaj ngjarjeje, gjatë një kërkimi intensiv për autorin e veprës, policia mori një informatë se një person i cili ka shumë të ngjarë të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri, ishte shtrirë në tokë.