Në Twitter janë publikuar pamje të momenteve nga luftimet ruse që kanë hyrë në ditën e tretë të tyre në Ukrainë.

Raportohet se gjatë natës, një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh dhjetëkatëshe pranë aeroportit të dytë të Kievit.

Muret e jashtme të shumë apartamenteve duken plotësisht të dëmtuara, ndërsa brenda shihen rrënoja dhe tymi i dendur ka mbuluar zonën.