Forca të shumta policie ndodhen aktualisht në portin e Durrësit, ku ditën e sotme u kap një ngarkesë me kokainë e fshehur brenda një kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori.
Siç duket edhe videon e mëposhtme, ky është momenti kur efektivët po shkarkojnë ngarkesën me banane për llogari të firmës “Banana King”.
Kontejneri i bardhë me mbishkrimin “Maersk” është vendosur radhë me kontejnerët e ngarkesave të tjera. Mësohet se ngarkesa kishte mbërritur dy ditë më parë nga Ekuadori.
Gjatë kësaj kohe automjeti ka qenë nën vëzhgim derisa sot është paraqitur shoferi për ta tërhequr. Policia njoftoi më herët se deri më tani janë gjetur 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë si dhe janë shoqëruar 2 persona në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.