Sportisti i famshëm serb, luftëtari i arteve marciale në MMA, Vladimir Jovanovic i ka mbijetuar një sulmi në qytetin serb, Pançevo. Sportisti serb u sulmua në momentin kur la të birin e tij në çerdhe. (kliko këtu për të parë videon)
Duke u afruar te vetura, një person me emrin Vuko Markovic e ka qëlluar atë disa herë me plumba. Jovanovic i shpëtoi gjuajtjeve të njëpasnjëshme duke u fshehur prapa veturës. Pas disa gjuajtjeve, plumbi e goditi në stomak duke e rrëzuar për toke.
Në fakt, mjekët kanë konstatuar se Jovanovic ishte goditur me plumb edhe më herët por që është e çuditshme se si nuk është rrëzuar duke i rezistuar gjuajteve.
Mjekët kanë gjetur shtatë plumba në trupin e tij, por që gjendja e tij tani është jashtë rrezikut për jetën. Atentatori malazez është arrestuar para tre ditësh.





