Një aksident ka ndodhur mes një aeroplani dhe një treni në Pacoima të Los Angeles-it.

Mediat e huaja raportojnë se aeroplani ishte ulur në shina, ndërsa Policia kishte arritur ta nxjerrë pilotin para se të vinte treni. Më pas treni u përplas me aeroplanin e vogël.

Në video shihet momenti kur treni godet aeroplanin dhe e copëton në dysh. Aksidenti ka ndodhur afër aeroportit Whiteman.

Piloti kishte qenë i vetmi në avion dhe u nxor pak momente para se të arrinte treni.

Departamenti i Policisë së Los Angelesit ka postuar xhirime nga kamerat trupore të policëve ku shihet incidenti.