Pak orë përpara ndeshjes së Europianit, Shqipëri-Itali, Lulzim Basha ka uruar kombëtaren përmes një postimi në Facebook.
I rrethuar nga të rinjtë korçarë, me të cilët kaloi sot një ditë ndryshe dhe diskutoi me ta për programin e PD-së të prezantuar më 1 qershor ku në qendër të tij ka rininë, Basha ka shpërndarë një video për ekipin tonë kombëtar.
Basha shkruan se sytë zemrat dhe shpresat e shqiptarëve janë sot tek ekipi ynë kombëtar, dhe se e mira për kuqezinjtë është përpara.