(Skafi i sekuestruar në Itali)
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy skafistë shqiptarë, ndërsa disa orë më vonë, edhe policia Kufitare Shqiptare informoi për bllokimin një skafi të ngjashëm me atë të shqiptarëve.
Mediet italiane raportojnë se skafi i gjatë 7 metra që dyshohet se kishte si destinacion brigjet tona, u kap pas një ndjekjeje prej 1 orë e 30 minutash në det. Gjatë kësaj kohe, dy skafistët të identifikuar tashmë si shqiptarë hodhën në det objekte të ndryshme. Ndërsa pas bllokimit në skaf, u gjetën sasi të mëdha benzene, çka përforcon idenë se do ndërmerrte një udhëtim.
Sipas po të njëjtave media, një nga të arrestuarit rezulton me precedentë penalë në fushën e trafikut të drogës.
Policia shqiptare informon se mjeti i ndaluar në brigjet italiane nuk ishte regjistruar në regjistrin tonë, ndërsa mjeti i cili u kap në brigjet e Vlorës ishte i regjistruar.





