Një ngjarje e “çuditshme” ka ndodhur në Prishtinë, ku një banor ka hedhur nga ballkoni një lavatriçe.

Videoja e publikuar nga faqja “Vrojtuesit e Lagjes” tregon një banor që hedh lavatriçen nga kati i tretë i një pallati, ndërkohë që një veprim i tillë është parë si i rrezikshëm pasi poshtë gjendet edhe një kopësht fëmijësh.