Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në 48 orë ka kryer 7 vjedhje, tre prej tyre me anë të thyerjes.
I riu me iniciale O.T. u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Repeater”, ndërsa policia sqaron se ky person edhe më parë ka qenë i dënuar për vjedhje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.