Një video që po qarkullon në Youtube ka ngjallur të tjera debate mbi figurën e Nënë Terezës. Ajo shfaqet duke folur në gjuhën serbe gjatë një vizite në Malin e Zi.
Megjithëse Nënë Tereza njihej si poliglote, videoja ka nxitur zërat që kontestojnë prejardhjen shqiptare të Nënë Terezës, veçanërisht në Serbi dhe Malin e Zi.