Moderatori i emisionit "E diela shqiptare", Ardit Gjebrea ka lajmëruar se për sezonin e ardhshëm ai nuk do të jetë më në atë studio ku ka punuar për 10 vjet, por në një të re.

Gjebrea deklaron se ka nostalgji për 10 vitet e kaluara në atë ambient, por sipas tij ka ardhur koha për një ndryshim.

"Nesër studioja ime do të rrënohet por do të ndërtohet një e re, dhe jam i gëzuar që do të punoj në një ambient të ri"- thotë ndër të tjera Arditi në videon e postuar në Instagram.