Shefja e Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, ka treguar përmes një videoje se “lufta nuk ka mbaruar” dhe u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura si pasojë e Covid-19.

“Kemi të shëruar por edhe të shtruar në gjendje të rëndë. Lufta nuk ka mbaruar, ju lutem respektoni masat, duke qëndruar të distancuar sepse kjo sëmundje ka pabesi të jashtëzakonshme”, është ky mesazhi i prof. Najada Çomo nga spitali, të postuar nga Ogerta Manastirliu.

Mesazhi i Çomos:

“Në bazë të njohurive që keni marrë, është ulur numri i personave të shtruar në shërbim. Une do te paraqes ate qe eshte reale, qe ne sherbim kemi të sëmurë të rënduar. Të bën optimist shifra e ulët e të shtruarve dhe të shëruarit. Mjekimi që u kemi bërë të sëmurëve ka qënë bashkëkohor me të gjitha standaret në vendet e Evropës. Ky i është ofruar të gjithë pacientëve, por duhet të dini se ka pasur edhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit intensiv. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të izoluar,  të distancuar, respektoni ato që ju thuhen se sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme, pabesi të jashtëzkonshme dhe është shumë tinzare kur prek një pacient. Arma e vetme që keni, është të mbrohesh dhe arma jonë është mjekimi dhe ndihma maksimale”, tha ajo.