Këto janë pamjet e rënda pas momentit kur një punonjëseje të Policisë, i janë këputur gishtat e dorës, pas kapsollave të hedhur në protestë.
12 janë efektivët e plagosur, sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, që shton se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Bëhet e ditur se një efektiveje i janë këputur gishtat e dorës nga një kapsollë e hedhur nga protestuesit.
“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit.
Më tej, Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.





