Një tërmet i fuqishëm ka goditur Tajvanin ditën e sotme, duke ngritur edhe panikun për një tsunam të mundshëm.

Forca e lëkundjeve sizmike ka qenë me magnitudë 6.6 ballë. Tërmeti goditi rreth 31 kilometra (19 milje) larg bregdetit të qytetit verilindor të Tajvanit, Yilan, njoftuan mediat vendase.

Gjithashtu edhe Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bëri të njëjtin konfirmim. Epiqendra e tërmetit ishte 67.5 kilometra (42 milje) nga Yilan.

Tërmeti ra në orën 23:05 (ora lokale, 17:05 sipas orës europiane). Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të mëdha.

Për momentin nuk është lëshuar paralajmërim për tsunam dhe nuk ka raportime për të lënduar.

Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei. Tërmeti ndodhi tre ditë pas një tërmeti me magnitudë 6.1. Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve.

Në vitin 2016, më shumë se 100 persona humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor, ndërsa në vitin 1999, një tërmet me magnitudë 7.3 ballë vrau më shumë se 2,000 persona në ishull.