Një tjetër incident është regjistruar me një avion Boeing i cili ishte marrë me qira nga Air Senegal. Mësohet se avioni doli nga pista gjatë ngritjes nga aeroporti Dias pranë Dakarit dhe u rrëzua. Nga ky aksident janë plagosur 11 persona ndër të cilët 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Sipas BBC , piloti u plagos lehtë, ndërsa shumica e 78 pasagjerëve në fluturim nuk u lënduan rëndë. Aksidenti vjen vetëm një ditë pasi një tjetër avion Boeing – një mallrash FedEx 767 – bëri një ulje makthi në Turqi pasi pajisjet e tij të uljes dështuan.Boeing është nën “mikroskop” mes polemikave në rritje për problemet e sigurisë dhe dyshimet për çështjet e kontrollit të cilësisë.
Transair Senegal Boeing 737-300 (6V-AJE, built 1994) was seriously damaged when it overran the landing runway at Dakar-Intl Airport(GOBD), Senegal. The left wing and engine caught fire but all 73 passengers were able to evacuate alive. There was unspecified number of injuries.… pic.twitter.com/SysgTSL3b8
— JACDEC (@JacdecNew) May 9, 2024