Policia e Durrësit ka kryer një operacion masiv për shkatërrimin e një bande të kultivimit dhe shpërndarjes së drogës në Fushë-Krujë, duke vënë në pranga 6 persona dhe duke sekuestruar 20 kg kanabis sativa.
Këto janë dhe pamjet gjatë arrestimit në flagrancë të 6 personave, të cilët u kapën të gjithë në banesën e shtetasit Gëzim Tema, duke paketuar një sasi lënde narkotike, me qëllim për ta shitur në qytetin e Fushë-Krujës.
Nga operacioni i koduar “Greps” u arrestuan:
Ylli I. Tema 33 vjeç , banues në Larushkë, Fushë-Krujë;
Artur I .Tema 27 vjeç, banues në Larushkë, Fushë-Krujë;
Gëzim Tema 37 vjeç, banues në Greps, Fushë-Krujë;
Indrit Kapllani 31 vjeç, banues në Tapizë, Fushë-Krujë;
Gani Rama 47 vjeç, banues në Mafsheq, Fushë-Krujë;
Edmond Matja 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.





