Një ngjarje jo dhe aq e këndshme, por edhe gazmore ka paraprirë sot ditën e Alketa Vejsiut. Teksa ishte nisur drejt audicioneve për “Në Kurthin e Piter Pan”, moderatores i ka mbaruar karburanti i makinës. Me shumë sportivitet, Alketa e ka ndarë këtë moment me ndjekësit në Instagram.

Kur të lë makina në autostradë se ke harruar t’i hedhësh naftë dhe shkon e merr naftën me bidon”, ka sqaruar shkurtimisht ajo në videon e parë.

Në videon tjetër, ku është dikush që po e ndihmon, ajo ka vijuar me disa detaje të tjera.

“Më la makina në rrugë se kisha harruar t’i hidhja karburant. U nisa që ta furnizoja dhe ngela në mes të rrugës, më saktë në anën tjetër të autostradës. Karburantin e shoh por duhet të kapërcej autostradën. Jetë e komplikuar. Jeta është qejf. Po ky njeriu i mirë ma zqjidhi me bidon. 10 minuta vonesë në audicionet e Piterit”.

Më pas, Alketa ka treguar se është nisur pa problem drejt destinacionit të saj.