Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Durrësit, Edi Paloka vizitoi sot një familje në kushte të rënda ekonomike në qytetin bregdetar.

Kryefamiljarja Shpresa Guçe, i tregoi Palokës se prej më shumë se një viti jeton në çadër bashkë me mbesën e saj 4 vjeçare dhe të bijën dhe vetëm në muajin shkurt të vitit 2021 ka përfituar një bonus qiraje. 

Shpresa ka probleme shëndetësore kostot e të cilave nuk mund t’i përballojë pasi i kërkojnë të paguajë për ndërhyrjen kirurgjikale që i nevojitet. Deri më tani ndërhyrjen e ka shtyrë duke blerë ilaçe, dhe këto të fundit tashmë nuk ka më mundësi t’i përballojë nga ana ekonomike.

Gjatë vizitës së tij, Paloka theksoi se Rama premtoi 8 vite më parë shëndetësi falas për të gjihë, por nuk bëri asgjë.

“Rama premtoi 4 vite më parë të ulë koston e jetesës dhe kosto e jetesës veçse është rritur. Tani ai po bën premtime të tjera boshe. Është koha për ndryshim.”

Si rrjedhojë e varfërisë, Shpresa tregon se i biri është rrugëve dhe po përpiqet dëshpërimisht të gjejë mënyrën për t’u larguar me patjetër nga Shqipëria.