Ky është lokali që u konstatua i hapur nga strukturat e Policisë në Durrës, në kuadër të kontrolleve të befasishme në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.
Siç raportoi dhe më herët “DurrësLajm”, në lokal u gjetën disa klientë, njëri prej të cilëve edhe me aftësi të kufizuara.
Menjëherë uniformat blu kanë gjobitur të gjithë klientët me nga 10.000 lekë. Ndërsa ndaj pronarit të lokalit u vendos gjoba 100.000 lekë të rinj si dhe është shoqëruar në polici.
Mësohet se një person i pranishëm, deklaroi se ishte invalid dhe kishte shkuar për nevoja personale në lokal, por edhe ai është gjobitur me 10.000 lekë.





