Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një market në Tajlandë, ku një elefant ka hyrë brenda duke kërkuar ushqime. Elefanti i egër 27-vjeçar, Plai Biang Lek, është i njohur në zonën pranë Parkut Kombëtar Khao Yai.

Episodi ka ndodhi më 2 qershor kur elefanti i habiti tregtarët në Nakhon Ratchasima duke hyrë drejtpërdrejt në dyqanin e tyre. Pamjet e kamerave të sigurisë e treguan atë duke shtyrë ngadalë një frigorifer, për të arritur te banaku i ushqimeve. Ai rrëmbeu rreth 10 pako me ëmbëlsira, së bashku me banane të thata dhe ëmbëlsira me kikirikë dhe vazhdoi të hante i qetë për rreth 10 minuta.


Elefantët shpesh kalojnë pranë kësaj zone, por kjo ishte hera e parë që një prej tyre hynte në dyqan. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Vendasit publikuan pamjet e elefantit në internet, të cilat u bënë virale brenda pak orësh.

Elefanti, kafsha kombëtare e Tajlandës, po përballet me një rënie të madhe të popullatës së tij të egër për shkak të turizmit, prerjes së pyjeve, gjuetisë së paligjshme dhe njerëzve që zhvendosen në shtëpitë e tyre në pyje.