4 nëntor 2015 – Momente tmerri kanë kaluar këta dy punonjës te kazinoja në Sarandë që u grabit nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të datës 2 nëntor, te kazinoja e cila ndodhet në rrugën “Skënderbeu” në qytetin bregdetar.

Edhe pse autorët ende nuk janë zbuluar, për ngjarjen në fjalë policia shoqëroi mbi 11 persona të dyshuar. Në video shihet se si dy grabitësit largohen me një automjet, ndërkohë që nga të dhënat e policisë ne kazino, u vodhën rreth 200 mijë lekë.

Video u publikua nga Sarandaweb.al.

/portali DurresLajm/