Disa lloje gjarpërinjsh janë në gjendje të gëlltisin kafshë që kanë të njëjtën madhësi ose më të madhe se madhësia e trupit të tyre. Madje ato janë në gjendje të hanë edhe ato të sojit të tyre.
Një video e publikuar nga “Daily Mail” tregon pamjet e tmerrshme kur një gjarpër dy metra i gjatë gëlltit një tjetër gjarpër më të vogël.
Fillimisht i gëlltit kokën dhe më pas gradualisht gjithë trupin.





