Një automjet ka marrë flakë teksa ishte në ecje në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ndërkohë që nuk ka ende detaje lidhur me shkakun e zjarrit.
Në një video të publikuar nga JOQ, shikohet se flaket janë përhapur me shpejtësi.
Nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar, apo jo.





