6dhjetor 2015 – Panik në stacion metroje në Londër. Një burrë i armatosur me thikë, sulmoi udhëtarët duke bërtitur me të madhe: “Kjo është për Sirinë”. Ngjarja ndodhi në stacionin e Lejtonstonit. Burri qëlloi dy vetë me thikë, para se të plagosej nga forcat e policisë.
Dëshmitarët thanë se, burri ishte me ngjyrë dhe bërtiste në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve në Siri. Nga hetuesit dyshohet se bëhet fjalë për një sulm terrorist. “Ja çfarë ndodh kur bën idiotin me nënën Siri. I gjithë gjaku yt do të derdhet lumë”, thërriste autori. Një prej pasagjerëve i thonte: Nuk je një mysliman vëlla, nuk je mysliman i vërtetë”, bëhet e ditur nga mediat britanike.
Ky episod ndodh pasi ISIS paralajmëroi Britaninë e Madhe se do të sulmohej si Parisi.
/portali DurrësLajm/