Sot trajneri i Kombëtares, Cristian Pannuci ka zhvilluar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku ka folur për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Jordanisë dhe Izraelit.
Konferenca e papritur- Nuk ka ndodhur asgjë, duhej ta bënim nesër, por thjesht e vendosa në minutat e fundit, për ta zhvilluar para fillimit të grumbullimit.
Kampionati shqiptar- Nëse ka ndonjë lojtar të rëndësishëm në kampionatin shqiptar, më sinjalizohet nga Bulku. Ai vëzhgon gjithçka, nëse ka ndonjë interesant, unë vij ta shoh meqë drejton Shqipërinë. Uzuni është lojtar që luan prej 5 ndeshjesh te Lokomotiva, është një lojtar i cili ka karakteristika të ndryshme nga ata që kemi në ekip. Gavazaj po luan pak, dje hyri në minutën e 90. Në Evropë ka pak shqiptarë që luajnë, në Shqipëri vitin e kaluar ishte Guri, e mblodha. Kur ka lojtarë interesantë e thërras, nëse ka ndonjë që bie në sy kur shkon jashtë, shkoj ta shoh
Abazaj- Ka 4 muaj që nuk luan, pretendon të shkojë në Kombëtare. Këtyre u ka ikur mendja? E takova jashtë stadiumi tha “Trajner sa punohet te Anderlecht, nuk ia dal dot më”. Nuk luan prej katër muajsh pret të vijë në Kombëtare? Çfarë mendojnë se është? Vend pune kombëtarja? U ka ikur mendja? Ka katër muaj pa luajtur dhe i vjen keq që nuk e thirra. Unë mërzitem edhe se nuk e shoh në pankinë, ndërsa ai mërzitet se nuk e grumbullova. Është mërzitur! Të përveshë mëngët dhe të shtrojë b…. Tani u mërzitka që nuk shkon në kombëtare?
Izraeli- Nuk e kam kuptuar ende nëse një pjesë e lojtarëve e kanë kuptuar se çfarë është ekipi kombëtar i futbollit. Është diçka që do ua kërkoj djemve, çfarë është për ju ekipi kombëtar? Pasi nëse fitohet në rregull, nëse humbet gjithashtu, nuk është në rregull. Ne po humbim mundësinë e Evropianit. Nëse fitojmë ndaj Izraelit, jemi 2 ndeshje larg Evropianit. Dua të kuptoj se çfarë është kombëtarja për ndonjë lojtar
Dëmtimet- Kemi shumë lojtarë të dëmtuar që nuk luajnë ose nuk janë në formë. Në miqësoren ndaj Ukrainës dhe Kosovës që na mungonin 12 lojtarë. Kemi rikuperuar Mavrajn dhe Grezdën, që nuk i ka minutat. Do t’ia japim këtë mundësi. Ne nuk jemi Brazili. Nuk kemi Neymarin. Duhet patjetër të ndryshoj diçka nuk kam shumë kohë në dispozicion.
Jordania- Ne duhet të fitojmë me Jordaninë, jo se jemi Brazili e Franca. Duhet seriozitet e profesionalitet. Kur vishet fanella, duhet të tregohet përgjegjësi. Dikush duket të më tregojë këtë përgjegjësinë. Çfarë do të thotë? Jam shqiptar, i marr unë përgjegjësitë, i marr unë fajet. Dua të shoh çfarë do të thotë, çfarë është një lojtar i Shqipërisë. Meqë ne luajmë në gjysmëfinale Championsi, (tallet) edhe Kombëtarja, vjen kombëtarja dhe është kot. Për mua kombëtarja është maksimumi. Rrini të qetë se unë e respektoj shumë Shqipërinë. E vërtetë që pësojmë shumë gola por është punë skuadre. Por kur kalojmë në avantazh pësojmë më pak. Ka ndodhur në Turqi, ndaj Izraelit. Uroj që Mërgimi të jetë në gjendje. Kërkoj më shumë cilësi.
Kapiteni- Më duhet ta demonstrojnë në fushë, nëse dikush prej tyre e ka realisht peshën e një lideri. Kam dëgjuar se Pannuci është diktator dhe nuk i lejon lojtarët të qeshin. Për sa i përket pjesës time, për çështjen e kapitenit më duhet ta demonstrojnë. Më pas do ta vendos unë dhe pse jo…
Kualifikimi- Sapo erdha, dy ndeshje i fituam e barazuam, shkuam në Spanjë e Lopetegui na përgëzoi, me Italinë ishim perfekt deri në minutë të 80. Me Norvegjinë mungonin lojtarë, dhe pësuam gol me goditje këndi. Me Ukrainën mungonin 11 ndërsa 7 kishin 25 ditë që kishin filluar pushimet. Duhet të shohim a shkojmë në Evropian, por për ta bërë ndoshta kam nevojë edhe unë për një 0-3, me që fjala. Nëse na mungon ndonjë gjë, duhet të ndryshojmë ndonjë gjë, të shohim shortin me 2 dhjetor. Por tani të mundohemi të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve. Të shohim a mund të shkojmë, se nuk mund të zihem me grushte me çdo lojtar. Po të isha lojtar do zihesha me ca, por meqë jam trajneri nuk mund ta bëj. Unë jam gati për të vazhduar luftën. Nëse presidenti mendon se unë jam e keqja, largohem.





