Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona nga Elbasani, të cilët po lëviznin të armatosur me makinë.
Në kuadër të operacionit “Parandalimi”, Armand Dedja 37 vjeç dhe Saimir Preça 22 vjeç, u kapën në aksin rrugor në hyrje të Vlorës, në vendin e quajtur “Pusi i Mezinit”.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri “Automatik” model 56, bashkë me 1 krehër, 1 armë zjarri pistoletë të llojit “EKOL” bashkë me një krehër me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, 1 granatë dore difensive, 1 ndezës granate, 4 aparate celularë. Gjithashtu, është bllokuar edhe automjeti i mësipërm në pronësi të Artan Dedja.
Policia po heton për të zbardhur qëllimin e lëvizjes së këtyre dy shtetasve të armatosur nga Elbasani në Vlorë.
Më poshtë, pamjet e publikuara nga policia në momentin e arrestimit në flagrancë.