Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka arrestuar një person, pasi dyshohet se i vuri zjarrin një myslimani teksa po kthehej në shtëpi nga xhamia.
Sipas Policisë nga ngjarja e ndodhur muslimani ka pësuar vetëm disa djegie në fytyrë dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi i dyshuar për këtë ngjarje është vënë në pranga me akuzën për tentativë vrasjeje. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:00 në Birmingham.
Policia tha se një incident i ngjashëm ka ndodhur më parë edhe në Londër.
Kësaj here ishte një 82-vjeçari të cilit iu vu flaka. Të dy, si autori dhe viktima, sapo kishin dalë nga Qendra Islamike në Londrën Perëndimore.
“Ai i foli pak dhe pasi e spërkati me një substancë të panjohur, xhaketa i mori flakë, duke i shkaktuar të djegura në fytyrë. I plagosuri u dërgua në spital me dëmtime të rënda, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, siç duket edhe në videon mëposhtë”, tha policia.
Policia tha se do të bisedojë me anëtarë të tjerë të komunitetit për të zbuluar se çfarë fshihet pas ngjarjes.
UK police are searching for a suspect who set a Muslim man on fire as he walked home from a mosque in Birmingham.
— Al Jazeera English (@AJEnglish) March 21, 2023
Police said the man suffered serious but non-life-threatening burns to his face ⤵️ pic.twitter.com/s2qzepASAQ